Ritmi i përditshmërisë të rrëmben e pa kuptuar, duke të kufizuar mundësinë e të qenit gjithmonë korrekt në pagesa. Për rrjedhojë, jetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë. Bota po evoluon nën ndryshim të vazhdueshëm të teknologjisë; do të ishte thjesht e pamundur që shërbimet utilitare të mos e ndjenin trysninë në përballje me të renë, me të panjohurën.
Zakonet e përdorimit të parasë megjithatë mbeten të njëjta, ndonëse e tashmja po identifikohet nga kapërcimi i burokracisë, nga kursimi i kohës për të administruar të ardhurat shpejt dhe me efiçençë. Posta Shqiptare, me hapin e saj ecën, me hapin e kohës, ndonëse ka një histori 110-vjeçare, si e para korporatë në vend.
Posta ka vërtetuar edhe njëherë se e meriton besimin e taksapaguesve shqiptarë. Jo vetëm me 533 zyra postare në të gjithë Shqipërinë, apo angazhimit të pakrahasueshëm të 2500 punonjësve. Por duke ofruar shërbime të realizueshme nga shtëpia, zyra apo kudo ku ata ndodhen – përmes telefonit – pa kurrfarë orari të përcaktuar. Pikërisht në sajë të aplikacionit “e-Posta”, Postës Hibride dhe dyqanit online “e-Shop”.
Posta ka arritur të shembë imazhet e radhëve të pambarimta, dhe jo vetëm. Implementimi i teknologjisë dhe inovacionit në shërbimet që ajo ofron, shenjon ndër triumfet e saj më të mëdha: klientë individë/biznes e kanë kaq të lehtë tashmë kryerjen e pagesave utilitare me aplikacionin e pagesave online “e-Posta”… Vetëm me një klik larg!
Me “e-Posta”, nuk artikulohet në asnjë çast pyetja se përse duhet zgjedhur. Sepse përgjigjja është e përmbledhur falë çdo gjëje që ofron, si:
– Aksesueshmëri 24 orë në 7 ditë të javës;
– Thjeshtësi në funksionalitet dhe vizualitet;
– Siguri në përdorim.
Në të vërtetë, “e-Posta” është zyrë postare brenda një aparati celular; përmendim këtu pagesën e dritave apo ujit, pagesën e gjobave, rimbushjen për operatorë celularë, dërgesën e mallrave dhe të parave, tërheqjen e pensionit, etj. Ç’është më e rëndësishmja, “e-Posta” ofron 0 komision për një pjesë shërbimesh dhe tarifa thuajse të papërfillshme sa i takon pagesës së pjesës tjetër.
Të njëjtën lehtësi e ndjejnë edhe kompanitë e mesme apo të mëdha, institucione apo të tjera organizata, kur bëhet fjalë për dërgimin e letrave, deklaratave, faturave dhe të postës direkte. Hibrid Mail ofron për ta kombinimin e postës së thjeshtë me atë elektronike, dizejnimin e dokumenteve, personalizimin dhe ruajtjen e tyre në format të lexueshëm për pajisjen e printimit, sikurse proçesin e zarfimit dhe të shpërndarjes me profesionalizëm.
Vlen për t’u përmendur fakti se armata e infrastrukturës shpërndarëse të Postës Shqiptare, ka tashmë si pjesë integrale flotën ekologjike “Go Green”. Kjo e bën Postën operatorin e vetëm publik në vend që, me në fokus mbrojtjen e mjedisit, ka arritur të përqafojë standardet evropiane.
Posta Shqiptare ka menduar po ashtu edhe për të apasionuarit pas filatelisë, duke i dhënë jetë një dyqani online, nga ku tregtohen produkte si pulla, zarfa, kartolina dhe libra. Por, përkushtimi për të ofruar më të mirën nuk ndalet këtu. Produkte të tjera pritet t’i shtohen dyqanit online të Postës Shqiptare, qoftë nga vetë kjo e fundit, por edhe nga biznese të ndryshme.
Për bizneset, Posta Shqiptare ka shkuar edhe më tej. Ajo ka shfrytëzuar çdo mundësi që paraqet tregu në lidhje me lehtësimin e qarkullimit të mallrave në tregtinë e jashtme, duke ofruar shërbimin e magazines doganore në ambientin e ri të filialit Qendra Tranzite. Sepse gjithçka vijon të jetë e lehtë me Posta Shqiptare, edhe për dislokimin e mallrave të ndryshëm që hyjnë apo dalin nga vendi.
Por, jo vetëm e lehtë!
Mos harroni se me Posta Shqiptare, ju e thjeshtoni jetën tuaj, i jepni ritëm më të shpejtë, pa bërë kompromis me sigurinë.
Posta Shqiptare
#Shpejt #Sigurt #Kudo