Post Covid, 3-4 pacientë shtrohen çdo ditë te “Shefqet Ndroqi”

schedule15:30 - 22 Nëntor, 2021

schedule 15:30 - 22 Nëntor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Shumë të infektuar  po vuajnë pasojat e koronavirusit në mushkëri dhe tre javë pas negativizimit. Rreth 3-4  pacientë në ditë shtrohen në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë  për tu trajtuar për post Covid.

Ditët e fundit  mjekët e këtij spitali sipas drejtoreshës Silva Bala po përballen gjithashtu me numër të lartë vizitash  për probleme që lë virusi.

“Ka ngarkesë në këto kohë me rastet post Covid. Unë shikoj që çdo ditë rritet numri i rasteve,’ thotë Bala.

Në pavionin e veçantë në ish Sanatorium po trajtohen për post Covid rreth 25 pacientë.

Kryesisht janë të moshave mbi 50 vjeç,  që vuajnë dhe nga sëmundje të tjera dhe të pa vaksinuar.

“Prandaj ne themi të vaksinohemi. Post Covi i rëndë dhe i zgjatur është më tepër këto ditë tek ata të pavaksinuar” shprehet Bala.

Në vendin tonë  nuk ka ende një  studim të saktë sa persona humbin jetën nga pasojat që iu ka lënë  Covid, por mjekët thonë se numri i vdekjeve është më pak  se nga ai që ka shkaktuar virusi.

Nëse një pjesë e të infektuarve vuajnë shqetësime deri në tre javë pas negativizimit  disa të tjerëve  iu zgjasin deri në një vit

Në 20 muaj pandemi në Shqipëri Covid-19 sipas shifrave zyrtare e kanë kaluar mbi 185 mijë persona ndërsa 3040 vetë kanë humbur jetën prej tij. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!