Portugalia po ushtron presion mbi emrin e Jose Mourinho dhe sipas “A Bola”, ata nuk duan të heqin dorë prej tij.
Stërvitja e Romës në Albufeira përfundon sot, por trajneri do të qëndrojë në shtëpi për të festuar krishtlindjet me familjen e tij. Megjithatë, para kthimit të tij në Romë, i planifikuar për në 26 dhjetor, pritet një takim me presidentin e Federatës të Futbollit së Portugalisë, Fernando Gomes, për të parë nëse ka vend që ai të drejtojë kombëtaren.
“Special One” ka një kontratë deri në vitin 2024 me Romën./ h.ll/abcnews.al