Portugalia po përgatitet për festa e fundvitit teksa duket se do të ketë masa ndryshe nga vendet e tjera për Krishtlindje. Kryeministri Antonio Costa njoftoi se mes datave 23-26 dhjetor nuk do të ketë ndalim udhëtimesh në mënyrë që të gjithë të festojnë Krishtlindjet me familjet e tyre.
Nuk ka asnjë kufizim në atë se sa njerëz mund të mbledhin për familje për Krishtlindje dhe ora policore do të shtyhet nga ora 23.00 në 2 të mëngjesit më 24 dhe 25 dhjetor.
“Sot familjet kanë informacion të mjaftueshëm për të ditur se mbledhjet familjare janë momente rreziku,” tha Costa. “Ne duhet t’i besojmë popullit Portugez”, shtoi ai.
Mirëpo, duket se Costa i trembet Vitit të Ri, ku ka njoftuar shtrëngimin e masave. Në prag të Vitit të Ri, festat në rrugë do të ndalohen dhe grumbullimet jashtë do të lejohen deri në 6 persona. g.v/abcnews.al