Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale

schedule21:37 - 12 Shkurt, 2026

schedule 21:37 - 12 Shkurt, 2026

Parlamenti i Portugalisë miratoi sot një projektligj, në leximin e tij të parë, i cili kërkon pëlqimin e qartë të prindërve që fëmijët e moshës 13 deri 16 vjeç të kenë akses në rrjetet sociale, duke u bërë një nga lëvizjet e para konkrete ligjore në Evropë për të vendosur kufizime të tilla, sipas Reuters.

Autorët e projektligjit nga Partia Socialdemokrate në pushtet (PSD) thonë se ky ligj është i nevojshëm për të mbrojtur fëmijët nga bullizmi në internet, përmbajtja e dëmshme dhe individët predatorë.

Një sistem publik i njohur si “Çelësi Digjital Mobil ” (DMK) do të përdoret nga prindërit për të dhënë pëlqimin, duke ndihmuar gjithashtu në zbatimin e ndalimit ekzistues për fëmijët nën moshën 13 vjeç për të aksesuar rrjetet sociale, platformat për shpërndarjen e videove dhe imazheve, ose faqet e basteve online.



Ofruesit e teknologjisë gjithashtu duhet të implementojnë një sistem verifikimi moshe të pajtueshëm me DMK.

Projektligji u miratua me 148 vota pro, 69 kundër dhe 13 abstenime, dhe mund të modifikohet para votimit përfundimtar.

Dhomë e Ulët e parlamentit francez muajin e kaluar miratoi një ligj për të ndaluar fëmijët nën 15 vjeç nga rrjetet sociale, për shkak të shqetësimeve në rritje për bullizmin online dhe rreziqet për shëndetin mendor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!