Portland fiton ndaj Denver

schedule21:38 - 4 Maj, 2019

schedule 21:38 - 4 Maj, 2019

Milluoki mposhti në transfertë Boston Celtic me rezultatin 123-116. Fiton me jo pak vështirësi edhe Portland ndaj Denver 140-137.

Vijojnë sfidat e raundit të dytë gjysmëfinale në basketbollin amerikan, NBA. Në përballjen e tretë të serisë së gjysmëfinaleve të Lindjes Milëaukee Bucks mposhtën në transfertë Boston Celtics me rezultatin 123-116 dhe marrin kryesimin në 2-1.

Greku produktiv Antetokounmpos do të spikaste në “TD Garden” të Bostonit me 32 pikë, 8 asiste dhe 13 “rebound”, ndërsa  George Hill dhe Khris Middleton shtuan respektivisht 21 e 20 pikë, edhe pse e nisën përballjen nga stoli. Për Celtics, që edhe në sfidën e katër do të jenë pritës, të gjithë lojtarët e formacionit bazë realizuan numër dyshifror pikësh, ku spikati më 29 pikë Kyrie Irving dhe Al Horford me 20 pikë e  11 rikuperime.

Ndërkaq, në përballjen e Perëndimit mes Portland Trail Blazers dhe Denver Nuggets u deshën katër shtesa dhe në fund vendasit triumfuan me vetëm 3 pikë diferencë, 140-137 (koha e rregullt përfundoi 102-102). E vetmja ndeshje në historinë e Play Off-it që ishte mbyllur pas 4 shtesave daton më 21 Mars të vitit 1953 mes Boston Celtics dhe Philadephia 76ers, 111-105.

Blazers morën kryesimin e Serisë në 2-1, falë 41 pikëve të e C.J. Mçollum e 28 të Damian Lillard. Ndërsa për Nuggets nuk mjaftuan 34 pikët e Jamal Murray e “triple-double” i Nikola Jokiç, që shkëlqeu me 33 pikë, 14 asiste dhe 18 rikuperime./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!