Napoli pret Genoan nesër në “San Paolo dhe takimi i programuar të niste në orën 15:00 në “San Paolo”, do të fillojë tre orë më vonë. Mattia Perin, portieri i ekipit mik, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Perin ishte në shtëpi dhe kishte ethe ditën e djeshme. Këtë mëngjes morëm vesh se ishte infektuar me Covid-19“, deklaroi në konferencën për shtypin trajneri i Genoas, Rolando Maran.
Një situatë e tillë ka ndikuar që të gjithë pjesëtarët e Genoas t’i nënshtrohen tamponëve, teksa në mbrëmje do të dalin përgjigjet e testeve.
Fluturimi me çarter drejt Napolit është shtyrë për nesër në mëngjes dhe FIGC ka marrë vendimin që takimi të luhet të dielën në orën 18:00. /abcnews.al