Portieri i PSG-së, Sergio Rico, i cili ra nga kali, filloi të flasë, tha gruaja e tij Alba Silva.
“Sergio tashmë është duke folur. Ai na njeh të gjithëve dhe na thërret me emër”, citon L’Equipe fjalët e Silvës.
Më 28 maj, Rico u plagos rëndë pasi ra nga kali. Ai u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter mjekësor. Aty futbollisti u diagnostikua me hemorragji në tru. /G.D abcnews.al/