Portieri i Francës, Steve Mandanda, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë testimeve më të fundit në grumbullimin e kampionëve të botës. Kapiteni i Marseielle është larguar menjëherë nga grumbullimi me “Gjelat” dhe tashmë, Deschamps ka një problem të madh.
Strategu i kampionëve të botës do të ketë në dispozicion vetëm dy portierë: Kapitenin Hugo Lloris dhe Mike Maignan, gardianin e Lille në Ligue 1. Mandanda është një lojtar shumë i rëndësishëm edhe në dhomat e zhveshjes.
Kapiteni i Marseille është një lider në fushë dhe jashtë saj, si dhe një figurë shumë e respektuar nga shokët e skuadrës. Mungesë e madhe për Francës, që e nis këtë sezon të UEFA Nations League kundër Suedisë./abcnews.al
? @OM_English and @FrenchTeam mainstay @SteveMandanda has left the squad following a positive COVID-19 test – best wishes in your recovery, Steve! ??https://t.co/ZHjcQg57vS pic.twitter.com/gDwlieFvrz
— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) September 4, 2020