Portieri i Dinamos, Simon Simoni ishte iu pafat në ndeshjen e dytë që filloi nga minuta e parë me kombëtaren U-21, pasi pësoi një dëmtim që e detyroi 17-vjeçarin të linte fushën e lojës.
Përballja me kombëtaren Angleze nuk qëlloi e duhura për gardianin e Dinamos, ku përveç se Shpresat humbën me shifrat 3-0, tashmë shqetësohen edhe për 17-vjeçarin i cili po kalonte një formë të mirë me blutë e kryeqytetit dhe kuqezinjtë
17-vjeçari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore, për të parë gradën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit, ndërsa kjo situatë fillon e shqetëson trajnerin Rodolfo Vanolin, pasi në ndeshjen e ardhshme që do të luajë me Egnatian në kampionat me shumë gjasa duhet t’i bëjë llogaritë pas Simonin. /f.a/abcnews.al