CIES, që merret me studimin e çmimeve të futbollistëve të ndryshëm në merkato, është ndalur te portierët më të mirë. Studimet janë kryer në bazë të një algoritmi, që merr parasysh faktorë si mosha e lojtarëve, kohëzgjatja e kontratës dhe klubi me të cilin luan.
Në krye qëndron Ederson i Manchester City. “Gardiani” brazilian vlerësohet 87 milion euro dhe ndiqet nga një tjetër brazilian. Alisson i Liverpool renditet i dyti dhe kushton vetëm 3 milion euro më pak. Podi kompletohet nga një tjetër portieri i Premier League.
Ai është Kepa Arrizabalaga i Chelsea, që pagoi 80 milion euro tek Athletic Bilbao për ta transferuar në Londër. Paraqitjet e 25-vjeçarit nuk kanë qenë shumë pozitive, por ai vlerësohet me çmimin 76 milion euro.
Në 20 portierët më të shtrenjtë, bën pjesë edhe Thomas Strakosha. 25-vjeçari i kombëtares kuqezi dhe Lazios, ka lënë pas një emër si Manuel Neuer, teksa renditet në vend të 16-të dhe kushton 23 milion euro. Ai ka zhvilluar një sezon fantastik me bardhekaltrit dhe ka pësuar vetëm 23 gola në 26 javë kampionat, duke qenë portieri që ka nxjerrë më pak se të gjithë në Serie A këtë sezon. /abcnews.al
Top transfer values for big-5 league goalkeepers according to @CIES_Football algorithm: @edersonmoraes93 ahead of @Alissonbecker ???Full rankings ➡️ https://t.co/P0Ohpx4eDz pic.twitter.com/s9MhKFZF1a
— CIES Football Obs (@CIES_Football) June 9, 2020