SARANDË– Porti Detar i Sarandës është një arterie e rëndësishme për turizmin në qytetin bregdetar të jugut.
Një pjesë e mirë e pushuesve në Sarandë mbërrijnë nga Korfuzi. Gjatë muajve të verës, porti punon me kapacitet të plotë, me 25 orare udhëtimi dhe 9 anije që kryejnë çdo ditë linjën Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas.
“Pjesa dërrmuese, rreth 90% e pasagjerëve vijnë nga porti i Korfuzit, ka dhe nga ata qe vijnë me tragete turistike, ka dhe nga ata qe vijnë me anije turistike, te cilët hyrjen e bëjnë nga Porti i Korfuzit por vijnë sipas paketave te tyre turistike, nga Kotorri, Mali i zi.” “Ne linjën Sarande- Korfuz janë 9 anije qe operojnë, dhe këto anije kane kryer 25 orare ne nisje dhe 25 orare ne mbërritje. Fillon puna ne orën 5:00 te mëngjesit qe është anija e pare qe largohet dhe anija e fundit është ne orën 20:00 ndërkohë mbërritjet vazhdojnë edhe me vone deri ne orën 00:00.”
Muaji gusht ka shënuar pikun e fluksit të përpunimit të pasagjerëve brenda një dite.
“Nëse në korrik hyrje daljet ishin 5500 pasagjere ne dite, ne muajin gusht kemi arritur 6500 pasagjere ne dite”
Krahas turistëve të mbërritur nga Korfuzi me linjat e udhëtimit, porti mirëpret turistë të planifikuar nëpërmjet trageteve turistikeve apo kruizeve.
“Për vitin 2025 u planifikuan rreth 70 tragete turistike, deri tani kane ardhur 35 dhe nga këto 11 janë kruizera, te kapacitetit te mesëm dhe t larte. Pothuajse ky ka qene dhe numri i vitit 2024. Mbërrijnë ne mëngjes dhe largohen pasdite, quhen turiste ditore dhe janë pothuajse nga e gjithë bota.” “Veçantia e këtij viti është qe ne kemi kruizera te planifikuar për te ardhur deri ne muajin nëntorin, dhe konkretisht ne 10 nëntor 2025, presim një kruiz qe shpresojmë te këtë numër te konsiderueshëm pasagjeresh për ti dhënë dhe gjallëri qytetit.”
Këta dy të rinjë kanë kaluar disa ditë pushimi në Himarë dhe do të largohen nga Shqipëria përmes Portit të Sarandës.
“Erdhëm në Sarandë për t’u nisur për në Korfuz, por po shpenzojmë disa orë këtu. Shkuam të shohim Sinagogen, kala të vjetra në Sarandë dhe tani po ecim përgjatë detit, duke kërkuar një vend për të drekuar”
Porti Detar i Sarandës është një portë hyrëse kyç e turistëve në jug të vendit dhe lehtëson ardhjen e vizitorëve nga Greqia në vendin tonë.

