Porti i Durrësit, Xhaferaj: Foltorja të heqë dorë nga baltosja e kolegëve e të tregojë pse hesht për Porto Romanon

schedule13:42 - 17 Nëntor, 2022

schedule 13:42 - 17 Nëntor, 2022

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj, në seancën e sotme plenare kur po bëhet një mocion me debat për integrimin europian të vendit, është shprehur se nëse Shqipëria nuk bën një kthesë të madhe dhe ta bëjë prioritet, procesi do të mbesë në vendnumëro.

Xhaferaj kujtoi dy shembuj, atë serb i cili mbetet ende pezull, dhe ai kroat që ka qenë një rast suksesi. Deputeti demokrat kujtoi se Serbia bëri një projekt të ngjashëm me atë të Portit të Durrësit në 2014 dhe që prej atëherë, procesi i negociatave ka mbetur në vend.


Nga ana tjetër, Xhaferaj u bëri thirrje kolegëve të tij në “grupin Berisha” që të mos hedhin baltë ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Po ashtu, ai e pyeti “Foltoren”, siç iu drejtua vetë, se cila është arsyeja që heshtin për projektin e Porto Romonas.

“Nëse integrimi është prioriteti ynë strategjik, ta dini që për qeverinë ka vetëm korrupsions strategjik. Kolegëve të Foltores u them të heqin dorë nga baltosja e kolegëve që mendojnë ndryshe. Të shpjegojnë pse hesht për projektin e Porto Romanos. Çfarë e lidh Foltoren që hesht Porto- Romanos. JemI kundra projekteve korruptive të zhvillimit.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!