Porti i Durrësit/ Në janar- gusht janë përpunuar 5.4 milion tonë mallra

schedule15:43 - 25 Tetor, 2024

schedule 15:43 - 25 Tetor, 2024

Eksportet dhe importet në portin e Durrësit kanë pësuar një rritje me 14 përqind në 8 muajt e vitit 2024.

Drejtori i portit të Durrësit, Kreshnik Bajraktari, në një intervistë për ABC News, thotë se rritja e përpunimit të mallrave kërkon më tepër investime për zgjerimin e portit gjë që do zgjidhet me ndërtimin e Portit të Ri në Porto Romano.

Sipas drejtorit të portit shtimi i përpunimit të mallrave mund të jetë e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë rritjen e konsumit të brendshëm, zhvillimin e industrisë dhe nevojat për lëndë të para apo produkte të përpunuara.

Këto të dhëna konfirmojnë pozicionin kyç të Kompleksit Portual Durrës-Porto Romano, si qendra më e madhe tregtare dhe logjistike në Shqipëri, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!