Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publik projektet që do të mbështeten nga buxheti i vitit 2022. Siç bëhet me dije në postimin në facebook të ministrisë do të financohen programi kombëtar i modernizimit të sektorit ujësjellës kanalizime me një vlerë totale 70 mln euro, rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në Durrës me vlerë totale 62 mln euro, rikonstruksion i ujësjellësit në Tiranë me mbështetje buxhetore prej 80 mln euro dhe përfundimi i investimit në 26 kantiere të rrjetit ujësjellës kanalizime.
Në buxhet është parashikuar mbrojtja e familjeve dhe biznesit të vogël nga ndikimi i krizës së energjisë me 100 mln lekë. Nga ana tjetër do të mbështetet rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës. Mbështetje financiare do të ketë edhe për zhvillimin e infrastrukturës portuale në përputhje me masterplanin e miratuar të zonave portuale.
Qeveria prezantoi 2 ditë më parë fokusin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm ku lidhur me krizën energjetike në vend, ministrja Balluku tha se do të merret një grant duke lidhur një marrëveshje e me SECO-s zvicerane për mbështetjen e bashkive në energjinë inteligjente. Në këtë grant do të krijohet një program pilot për 4 bashki fillimisht ku në foks do të jetë kursimi dhe përdorimi më eficent të energjisë elektrike që nga ndriçimi rrugor, furnizimi i makinave hibride, përdorimi në ujësjellës, zyra apo zonat e pushtetit vendor dhe më pas në shkolla apo spitale, tha ajo. Kurse mjekët duhet të presin edhe 8 muaj për të përfituar rritje rroge. Qeveria vendosi të rrisë me 6 përqind pagat e tyre. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar që të ketë mbështeje financiare për policët e burgjeve dhe efektivët e policisë që punojnë larg vendbanimeve. be.k/Abcnews.al