“Portat e Ferrit”, fenomeni i pazakontë që ekziston nga viti 1971

schedule10:06 - 14 Tetor, 2022

schedule 10:06 - 14 Tetor, 2022

History of Yesterday

Disa dukuri që ndodhin në planetin tonë ende nuk janë shpjeguar nga shkenca ndërsa të tjera janë shumë më të lehta për t’u shpjeguar. Megjithatë, disa njerëz që nuk besojnë në shkencë zgjedhin të besojnë teoritë mitologjike.

Ajo që po shihni në foton e poshtme është një krater nga Turkmenistani që vendasit e kanë quajtur “portat e ferrit” pasi ka qenë  aktiv që nga viti 1971.

Megjithatë, shkenca mund të shpjegojë se këto nuk janë portat e ferrit, por një krater i cili poshtë ka një “xhep” të madh që ka lëshuar ngadalë gaz natyror gjatë 50 viteve të fundit, duke nxjerrë flakë të vazhdueshme.

Këto gaze natyrore formohen në një proces të ngjashëm me atë që prodhon naftën që ne shpojmë nga toka. Ato janë produkt i lëndës organike të dekompozuar si dinosaurët apo edhe më shumë krijesa parahistorike që janë dekompozuar nën tokë për të paktën 500 milionë vite, raporton abcnews.al.

Ndërsa kjo lëndë organike përzihet me baltën dhe rërën, ajo shndërrohet në vaj ose në gaz natyror, në varësi të përbërjes dhe për sa kohë ka ndodhur procesi i dekompozimit.

Gazi natyror formohet më shpejt, prandaj i gjejmë më afër kores së Tokës.

Zbulimi i këtij krateri

Për herë të parë ky krater u zbulua  nga një grup inxhinierësh sovjetikë në vitin 1971, të cilët menduan se kjo zonë ku ndodhet krateri mund të përmbajë gjithashtu naftë. Pas zbulimit të tyre, krateri tashmë po digjej, kështu që supozojmë se ka qenë duke u djegur vazhdimisht për 50 vite, raporton abcnews.al

Zona ku u gjet krateri është e bukur dhe e  izoluar, pasi fshati më i afërt është 250 kilometra larg, pjesa tjetër është pak a shumë vetëm një shkretëtirë e zbrazët. Vite më vonë, disa gjeologë analizuan kraterin. Sipas gjeologëve, krateri mund të qëndrojë aktiv për 500 vite të tjera.

Përveç besimit mitologjik lokal se ky krater është një lloj rruge për në ferr, ai ofron një shfaqje spektakolare gjatë natës.

Në vitin 2010, presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedow, deklaroi se do të merren masa për të kufizuar krijimin e mundshëm të kratereve të reja duke rritur eksportin e tyre të gazit natyror në vendet fqinje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!