Portal i transparencës dhe ankesave, kontroll për plagjaturat

schedule13:07 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 13:07 - 26 Dhjetor, 2018

Lidhur me dy kërkesat e studentëve që është transparenca e institucioneve të arsimit dhe rishikim i tiutjve shkencorë, Kryeministri Rama informoi se sot është miratuar krijimi i portalit të transparencës dhe trajtimit të ankesave, si edhe kontrolli për plagjiaturat dhe gradat shkencore.

“Institucionet e arsimit të lartë publike gëzojnë të drejtën për të caktuar rregullat e brendshme të financimit, të shpërndarjes dhe përdorimit të të ardhurave sipas veprimtarisë dhe nevojave të institucionit; për të përcaktuar tarifat e studimit në përputhje me këtë ligj. IAL-të i hartojnë vetë buxhetet e tyre duke filluar nga niveli i çdo departamenti, në nivel fakulteti e më pas buxhetet konsolidohen në nivel IAL-je. Buxheti miratohet paraprakisht nga Senati Akademik dhe me pas i kalohet për aprovim final Bordit të Administrimit.

Studentët por edhe një pjesë e madhe e stafeve pedagogjike kane informacion të limituar mbi buxhetin, si në nivelin e hartimit dhe aprovimit të tij, dhe nuk kanë dijeni për shpenzimet çka do të thotë që ligji i arsimit të lartë ua ka dhënë, dhe Maliqi nuk ua ka garantuar dhe në këtë rast Maliqi është institucioni që e ka për detyrë ta bëjë këtë.

Për këtë çështje është miratuar sot VKM “Për garantimin e transparencës financiare në institucionet publike të arsimit te lartë”.

Krijohet portali i transparencës dhe të trajtimit të ankesave me qëllim garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë.

Portali të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe në të të publikohen on-line. Të dhëna të detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare të çdo institucioni të arsimit të lartë;

Duke filluar nga viti buxhetor 2019, bordi i administrimit të institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet administratorit, të përcjellë çdo tre muaj, për publikim, të dhënat e detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare sipas përcaktimit të kësaj shkronje.

Të dhëna për buxhetin afatmesëm (PBA),buxhetin vjetor, grantin nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e tjera, të gjitha shpenzimet operative, shpenzimet për kërkim shkencor dhe shpenzimet kapitale të çdo institucioni publik të arsimit të lartë;

Informacion për procedurat e prokurimit publik (parashikim/realizim) apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat;  Vendimet e bordit, të senatit dhe organeve të tjera drejtuese/ vendimmarrëse; Kuotat e parashikuara për çdo vit akademik; Instrumentet dhe programet e shkëmbimit studentor dhe procedurat përkatëse; Instrumentet e financimit të studimeve dhe procedurat përkatëse (bursat publike dhe ato specifike për çdo universitet);Marrëveshjet dy-apo shumëpalëshe në nivel universitetesh;  Të dhënat për bursat dhe stimujt financiarë të ofruara nga shteti për studentët;  CV-të e pedagogëve;  Rezultatet e kontrollit dhe të verifikimit të titujve shkencorë;  Mekanizmat dhe procedurat për bërjen e kërkesave dhe paraqitjen eankesave në lidhje me veprimet ose mosveprimet e drejtuesve/ organeve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, procedurën, nëpërmjet së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të institucionit të arsimit të lartë.

Krijohet struktura përgjegjëse për kontrollin e transparencës së arsimit të lartë për trajtimin e ankesave në platformën e transparencës on-line, kontrollin e transparencës. Afati i realizimit Prill-Maj  2019″. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!