Një Porsche 928 i vitit 1979, që u përdor nga Tom Cruise në filmin “Risky Business” ka vendosur rekord në ankand. Makina u shit për 1.98 milion dollarë duke e bërë atë Porsche-n më të shtrenjtë në histori.
Nuk dihet se kush e bleu makinën nga ankandi Barrett-Jackson, por mesa duket nuk është shqetësuar aspak nga ideja se do të shpenzojë 100 herë më shumë sesa ta blinte këtë Porsche 928 në një treg të zakonshëm.
Duke pasur parasysh historinë e kësaj makine, nuk është çudi që ajo u shit për këtë shifër marramendëse.
/abcnews.al