Porositi online një iPhone ProMax 12, por mori një pllakë të thyer

schedule17:26 - 7 Maj, 2021

schedule 17:26 - 7 Maj, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar. Një grua kishte porositur një iPhone ProMax 12 por u shokua kur zbuloi se në fakt i kishin sjellë një pllakë të plasaritur. Olivia Parkinson tregoi se u trondit kur zbuloi çfarë kishte brenda kutisë së iPhone-s.

 

“Hapa kutinë dhe gjeta një pllakë të thyer që ishte ngjitur me një shirit.”, thotë ajo. Parkinson kontaktoi kompaninë për zgjidhjen e problemit por pretendon se asaj fillimisht iu kërkua të paguante telefonin e humbur.

Një zëdhënës i Virgin Media ka sqaruar se Olivia ishte viktimë e një mashtrimi. “Ne kemi mbyllur llogarinë, kemi shkruar bilancin e papaguar dhe do t’i kthejmë të gjitha paratë që ajo ka paguar.”, ka thënë ai. /abcnews.al