Porositi makinë në internet, fieraku denoncon 44-vjeçaren Irlandeze

schedule13:16 - 15 Tetor, 2021

schedule 13:16 - 15 Tetor, 2021

Një denoncim ka mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Fierit. Një person me iniciale K.S. ka denoncuar shtetasen irlandeze H. B., 44 vjeçe.

Sipas policisë kjo e fundit nuk i ka dërguar automjetin tip “Volvo” që ai e ka porositur përmes internetit në kompaninë që administrohet nga 44-vjeçarja.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Fier u referuan materialet në Prokurori për shtetasen irlandeze H. B., 44 vjeçe, pasi nuk i ka dërguar automjetin tip “Volvo” , të cilin shtetasi K. S e ka porositur nga interneti në kompaninë që administrohej nga kjo shtetase dhe ka bërë pagesën nëpërmjet bankës”, thuhet në njoftimin e policisë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!