Porositi iPhone 13, por gruas i ndodh pabesia, postieri i sjellë një sapun duarsh

schedule21:37 - 2 Shkurt, 2022

schedule 21:37 - 2 Shkurt, 2022

Një gruaje i ndodhi pabesia, pasi një postier i shkoi në shtëpi me sapun duarsh që kushtoi 1.20 cent në vend të iPhone 13 Pro Max prej rreth 1 mijë e 700 euro. Khaoula Lafhaily bleu pajisjen në Sky Mobile dhe kompania ia dërgoi përmes postës.

Telefoni është dashur të dorëzohej ditën tjetër, por 32-vjeçarja tha se shoferi më pas e kontaktoi atë për t’i thënë se ishte i bllokuar në trafik.

Dy ditë më vonë, një burrë i solli një pako, por kur ajo e hapi, kishte vetëm një shishe me sapun blu të mbështjellë brenda.

“Ne jetojmë në një apartament në katin e parë, kështu që duhet të shikojmë nga dritarja kur marrim dërgesa, përndryshe ato do të dorëzohen në banesën e gabuar. E pamë shoferin që u ngjit në shtëpinë tonë, bëri një foto nga jashtë shtëpisë dhe më pas u largua. Por shoferi na tha se ai erdhi te dera, trokiti dhe askush nuk ishte aty, kështu që ai do të kthehej përsëri të nesërmen, por ne po shikonim në dritare, ishte një gënjeshtër e plotë”, tha Khaoula.

“Një shofer tjetër i dërgesës erdhi të enjten, burri im zbriti për të marrë paketën në orën 8:50 të mëngjesit, të cilën e hapëm rreth mesditës sepse unë isha në gjumë dhe ishte një shishe sapuni dore. A mund ta imagjinoni? Unë isha e tronditur dhe me të vërtetë kam nevojë për telefonin. Patjetër që është vjedhur, është e tmerrshme”, shtoi ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!