Ylli rus i filmave për të rritur, Rita Fox është dënuar me 14 ditë burg për “sjellje të papërshtatshme” pasi publikoi disa foto të nxehta përpara Kremlinit, rezidenca zyrtare e presidentit Vladimir Putin. Vajza u shpall fajtore për “sjellje të papërshtatshme” sipas Kodit të Kundërvajtjeve Administrative.
Në fund të tetorit, gjykata e qarkut Tverskaya dënoi gjithashtu blogerin Ruslan Babiyev dhe të dashurën e tij Anastasia Tsistova me 10 muaj burg për një foto që ata bënë duke simuluar seksin oral në sfondin e Katedrales së Shën Vasilit.
Ata u dënuan sipas ligjeve që kriminalizojnë veprimet e ndërmarra “me qëllim të fyerjes së ndjenjave fetare të besimtarëve”. /abcnews.al