Pornografia është përgjegjëse për rritjen e krimeve seksuale nga të miturit në Spanjë

schedule09:24 - 7 Korrik, 2023

schedule 09:24 - 7 Korrik, 2023

Spanja ka regjistruar një rritje të sulmeve seksuale midis të miturve, duke argumentuar se rritja e krimeve seksuale është kryesisht për shkak të aksesit që të miturit kanë në pornografi.

“Për disa vite kemi parë një rritje të madhe  të numrit të krimeve seksuale të kryera nga të miturit”, thekson Eduardo Esteban, prokurori përgjegjës për rkimet seksuale në Spanjë.

Siç raporton AFP, kjo rritje, “e cila ishte pak më e lartë vitin e kaluar” krahasuar me vitet e kaluara, sipas prokurorit, ka kthyer në qendër të vëmendjes problemin pas disa incidenteve të regjistruara muajt e fundit.

Midis tyre ishte përdhunimi në fund të vitit 2022 nga një grup të miturish të një vajze 11-vjeçare në tualetet e një qendre tregtare në Barcelonë. Nga të pandehurit, vetëm dy ishin mbi 14 vjeç, mosha e përgjegjësisë penale në Spanjë.

Në qershor, një rast i ngjashëm u regjistrua edhe në Katalonjë, ndërsa në të njëjtën kohë, autoritetet filluan një hetim për sulmin seksual të një vajze 13-vjeçare nga dy shokë të saj të klasës në një shkollë të mesme në Madrid.

Numri i të miturve nën moshën 14 vjeç të përfshirë në vepra apo krime seksuale në Katalonjë u dyfishua nga viti 2005 në 2022, nga 53 në 103. Për më tepër, 12.3% e personave të arrestuar midis janarit dhe prillit 2023 për raste të tilla ishin të mitur, sipas qeverisë rajonale dhe policisë.

Këto incidente shkaktuan zemërim në vend, ku lufta kundër dhunës me bazë gjinore konsiderohet një çështje kombëtare.

Në mes të një fushate elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 23 korrikut, e djathta ekstreme nuk vonoi të bënte thirrje për uljen e moshës së përgjegjësisë penale.

Një hulumtim i kryer në vitin 2020 nga Save the Children tregoi se pothuajse shtatë në dhjetë adoleshentë shikojnë rregullisht pornografi dhe më shumë se gjysma e tyre e marrin përmbajtjen që kanë parë si model për përvojat e tyre seksuale.

Por pornografia është shpesh “e dhunshme, me gratë që nënshtrohen, nuk debatojnë dhe nuk mohojnë kurrë dëshirat e burrave, gra që pranojnë çdo veprim, sado absurd qoftë”, thekson Bagester.

Të rinjtë “mësojnë për seksualitetin përmes pornografisë dhe është si të mësojnë të ngasin makinën duke parë filmin ‘Fast and Furious’ “, thekson del Moral.

Edhe pse teorikisht të miturve u ndalohet aksesi në përmbajtje pornografike në Spanjë, kontrolli nuk është i mjaftueshëm, duke bërë që Esteban të bëjë thirrje për “kontroll të prindërve me bashkëpunimin e mediave sociale” dhe platformave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!