Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Por darkonin në një lokal, plumbat plagosin një familje, mes tyre dhe një 10-vjeçare

schedule08:56 - 24 Maj, 2023

schedule 08:56 - 24 Maj, 2023

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në mbrëmjen e vonë të së martës në në Sant’Anastasia, në zonën napolitane të Italisë, dy burra të panjohur hapën zjarr në një lokal në Piazza Cattaneo, duke plagosur një burrë, gruan e tij dhe vajzën 10-vjeçare.

Të paktën 10 të shtëna u dëgjuan në drejtim të një lokali, që sipas hetimeve paraprake dyshohet që kanë qëlluar aksidentalisht familjen e cila ndodhej jashtë duke ngrënë në atë moment.

Tre të plagosurit, babai 43-vjeçar, i plagosur lehtë në dorë, nëna 35-vjeçare, e cila u plagos në bark dhe vajza 10-vjeçare, e qëlluar me plumb në kokë, ndodhen në spital. Kjo e fundit është në gjendje të rëndë por sipas mediave italiane u shmang rreziku për jetën.



Karabinierët po shikojnë pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa dëshmitarë flasin për një mosmarrëveshje mes të rinjve. Ende nuk duhet shkaku i kësaj ngjarjeje, por hipoteza për momentin është se familja, e cila po hante jashtë lokalit, është qëlluar aksidentalisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!