Popullsia e moshuar kërcënon ekonominë në Kinë, pritet rritja e moshës së daljes së punëtorëve në pension

schedule15:24 - 13 Shtator, 2024

schedule 15:24 - 13 Shtator, 2024

Kina do të rrisë moshën e daljes në pension për punëtorët duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Për meshkujt, mosha e daljes në pension do të rritet në 63 vjeç, nga pragu aktual prej 60 vjeç.

Ndërsa për gratë me në punë, do të rritet nga 55 në 58. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi gjatë një periudhe 15-vjeçare, që do të thotë se pragu dfo të rritet në mënyrë progresive bazuar në ditëlindjet e qytetarëve.

Kina aktualisht ka disa nga pragjet më të ulëta të daljes në pension në botë, të cilat janë vendosur prej disa vitesh.

Presionet demografike tani e bëjnë lëvizjen e ardhshme të vonuar, pasi raporti i pensionistëve ndaj punëtorëve më të rinj zvogëlohet. Kjo shpjegohet me më pak lindje dhe jetëgjatësi më të gjatë.

Deri në fund të vitit 2023, Kina numëronte afro 300 milionë njerëz mbi moshën 60 vjeç, me këtë shifër që parashikohet të jetë 400 milionë deri në vitin 2035.

Akademia Kineze e Shkencave Sociale kishte paralajmëruar më parë se fondi publik i pensioneve do të mbetej pa para deri në atë kohë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!