Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka dënuar veprimet “provokuese”, siç i ka cilësuar ai të Turqisë gjatë Samitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s. Pompeo ka theksuar se Ankaraja kundërshton parimet dhe funksionimin e Aleancës, duke minuar kështu kohezionin e saj.
Mediat greke duke cituar burime diplomatike, raportojnë se Pompeo nënvizoi veprimet provokuese të Turqisë në Mesdheun Lindor, Libi, Siri dhe Nagorno-Karabak.
Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, kreu i diplomacisë amerikane vuri në dukje se blerja e sistemit anti-ajror S-400 është një “dhuratë për Rusinë” nga një aleat i NATO-s.
Duke përfunduar, ai tha se mekanizmi i de-përshkallëzimit, i cili nuk funksionon për fajin e Turqisë, duhet të rifillojë.
Përpara telekonferencës së ministrave të jashtëm të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se ai ishte “ende i shqetësuar” për situatën në Mesdheun Lindor dhe se se po vazhdojnë të punojmë për të shuar tensionet. /abcnews.al