Pompeo: SHBA e gatshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

schedule22:46 - 4 Shtator, 2020

schedule 22:46 - 4 Shtator, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në një takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo.

Siç thuhet në njoftim e lëshuar nga kryeministria e Kosovës, Pompeo e ka uruar kryeministrin Hoti për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Ndërsa, kryeministri Hoti, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Kryeministri Hoti, duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur sot në Shtëpinë e Bardhë, potencoi gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve. Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sekretari Pompeo, theksoi gatishmërinë e SHBA për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!