Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo nga Dubrovniku u zotua edhe njëherë se SHBA-ja do të jetë “jashtëzakonisht e angazhuar” në Ballkan. “Shtetet e Bashkuara nuk udhëheqin më duke qëndruar prapa. Ne kemi qenë tepër të angazhuar në këtë rajon në frontin diplomatik.
Ju përmendët punën që kemi bërë me Kosovën dhe Serbinë. Edhe atje ka më shumë punë për të bërë. Ashtë një proces, por kemi bërë një hap të parë të mirë, një veprim të mirë përpara.
Shtetet e Bashkuara do të përdorin mundësitë e tyre diplomatike për të qëndruar të angazhuara dhe për të siguruar një rezultat atje që sjell një gjë të mirë për Evropën, një gjë të mirë për qytetarët e Kroacisë, një gjë të mirë për qytetarët e rajonit“, tha Pompeo.

