Pompeo: Do të ketë tranzicion, por drejt një administrate të dytë kryesuar nga Trump

schedule20:59 - 10 Nëntor, 2020

schedule 20:59 - 10 Nëntor, 2020

Së shpejti do të kemi një tranzicion të butë drejt një administrate të dytë të Donald Trump. Kështu është shprehur sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, edhe pse Joe Biden nga ana tjetër e ka shpallur fitoren.

Gjatë ditës së sotme, kur u pyet nëse është përgatitur që të përfshihet me e ekipin e tranzicionit të Biden, Pompeo tha se tranzicioni do bëhet në administratën Trump.

“Do të ketë një tranzicion të qetë në një administratë të dytë Trump. E drejtë. Bota po shikon se çfarë po ndodh. Ne do t’i numërojmë të gjitha votat. Kur procesi të përfundojë, do të ketë të zgjedhur. Po bëhet një proces, bota duhet të ketë besimin se tranzicioni i nevojshëm për të siguruar që Departamenti i Shtetit të jetë funksional sot, i suksesshëm sot dhe i suksesshëm me një president i cili është në detyrë më 20 janar një minutë pas mesdite gjithashtu do të jetë i suksesshëm. “

Nga ana tjetër, Pompeo nuk pranoi të komentonte kur u pyet nëse besonte që bëhet fjalë për një manipulim të madh votash. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!