Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pompeo anulon turneun e fundit jashtë vendit, nuk do të shkojë në Bruksel

schedule19:54 - 12 Janar, 2021

schedule 19:54 - 12 Janar, 2021

Mike Pompeo ka anuluar udhëtimin e tij të fundit jashtë vendit si Sekretar Amerikan i Shtetit. Zyrtari kishte planifikuar të udhtëtonte këtë javë në Bruksel.

Kreu i diplomacisë amerikane, një nga personat më besnikë të presidentit republikan në largim, vendosi të qëndrojë në Uashington për të siguruar “tranzicionin e qetë” me stafin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit.

“Ne po anulojmë të gjitha udhëtimet e planifikuara këtë javë, përfshirë udhëtimin e ministrit të jashtëm në Evropë,” thuhej në deklaratë.

Më herët sot, një zyrtar i Luksemburgut tha se sekretari amerikan ka anuluar  udhëtimin e planifikuar në Luksemburg për të protestuar ndaj akuzave kundër Trump shprehur nga homologu i tij Jean ‘Asselborn pas incidenteve në Kapitol, në Uashington.

Pompeo pritej nesër, të mërkurën në mbrëmje, në Bruksel, ku do të takohej me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.  Një takim pune ishte planifikuar gjithashtu të enjten në mëngjes me Ministren e Jashtme belge Sophie Wilmes, sipas një burimi zyrtar belg. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!