Polonia shtëpia e miliona ukrainasve, rritet numri i refugjatëve gjatë fundjavës

schedule20:30 - 27 Mars, 2022

schedule 20:30 - 27 Mars, 2022

Më shumë se 2 milion njerëz kanë ikur në Poloni nga Ukraina që nga pushtimi rus më shumë se një muaj më parë. Roja kufitare polake thotë se numrat që kalojnë kufirin kanë rënë kohët e fundit, por ka pasur një rritje të lehtë të shtunën.

Prej fillimit të luftës, Polonia është shtëpia e një komuniteti të madh ukrainas dhe shumica e refugjatëve fillimisht shkuan për të qëndruar me familjen dhe miqtë që tashmë jetonin aty.

Me kalimin e javëve, po vijnë gjithnjë e më shumë gra dhe fëmijë që nuk kanë ku të qëndrojnë, shkruan BBC. Mijëra polakë u kanë hapur shtëpitë e tyre, por kjo është një zgjidhje e përkohshme.

Zyrtarët lokalë në qytetet e mëdha, përfshirë Varshavën dhe Krakovën, të cilat kanë tërhequr numrin më të madh, thonë se atyre u është mbaruar hapësira. Ata i kanë kërkuar qeverisë të zbatojë një plan për të siguruar strehim në një afat më të gjatë për refugjatët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!