Polonia shpenzon 350 milion euro për bllokimin e kufirit me Bjellorusinë

schedule15:33 - 26 Janar, 2022

schedule 15:33 - 26 Janar, 2022

Polonia ka nisur ndërtimin e një gardhi të ri në kufi me Bjelloriusinë: një barrierë të gjatë 186 kilometra, pothuajsa gjysma e gjatësisë totale të kufirit, e lartë pesë metra e gjysëm dhe e pajisur me telekamera dhe sinjalizues lëvizjesh.

Sipas qëllimeve të Varshavës, gardhi do të shërbejë për të penguar hyrjen në vend të emigrantëve të parregullt, pas krizës së një viti më parë dhe akuzave ndaj Minsk se kishte organizuar flukset e emigrantëve për t’i bërë presion Europës.

Aktualisht prania e emigrantëve në kufi është pakësuar. Kohët e fundit të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit dhe urisë në pyje. Autoritetet kufitare polake shprehen se flukset janë reduktuar në krahasim me emergjencën e përjetuar muajt e fundit. Grupet aktuale përbëhen prej 30 personash, ndërsa në tetorin e kaluar në kufi numëroheshin qindra persona.

Ndërtimi i barrierës u konfirmua në muajin nëntor, në kulmin e tensioneve me regjimin e Lukashenkos. Punimet të cilat do të kushtojnë më shumë se 350 milion euro duhet të përfundojnë në muajin qershor.

/abcnews.al