Polonia ka refuzuar sistemet raketore Patriot, që Gjermania i ofroi disa ditë më parë, duke i propozuar t’i dërgojë ato në Ukrainë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia polake Pap, duke saktësuar se pas rënies së raketave të prodhimit rus në Przewodow, në Poloninë lindore, e cila ndodhi më 15 nëntor të vitit të kaluar, ministrja gjermane e Mbrojtjes Chrisitne Lambrecht i ofroi mbështetje Polonisë për të forcuar mbrojtjen e kufirit lindor (që është edhe kufiri i gjithë Bashkimit Europian) me Patriots dhe Eurofighter.
Propozimi fillimisht u mirëprit “me kënaqësi” nga Blaszczak dhe kreu i shtetit polak.Andrzej Duda, i cili e përshkroi atë si “një gjest të rëndësishëm nga një vend aleat”.
Por ditën e djeshme, Blaszczak, pas sulmeve të fundit me raketa në Kiev dhe disa qytete të tjera të Ukrainës, i propozoi palës gjermane që të dërgojë Patriot në Ukrainë.
/abcnews.al