Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Polonia planifikon të ndalojë përdorimin e telefonave nga nxënësit nën 16 vjeç në shkolla

schedule17:55 - 18 Mars, 2026

schedule 17:55 - 18 Mars, 2026

Polonia po planifikon të ndalojë përdorimin e telefonave celularë nga nxënësit nën moshën 16 vjeç në shkolla, duke filluar nga 1 shtatori 2026. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Barbara Nowacka.

Ky vendim e vendos Poloninë në një listë gjithnjë në rritje vendesh që po kufizojnë përdorimin e teknologjisë nga fëmijët, për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin në përqendrim dhe sjellje. Vende si Holanda, Koreja e Jugut, Italia kanë vendosur tashmë ndalime të ngjashme për telefonat në shkolla.

“Po finalizojmë një ndryshim të madh ligjor, shumë të rëndësishëm për shkollat, që do të sjellë ndalimin e përdorimit të telefonave në shkollat fillore nga 1 shtatori 2026,” deklaroi Nowacka.



Në Poloni, fëmijët nga mosha 7 deri në 15 vjeç ndjekin arsimin fillor. Ministrja theksoi se përdorimi i telefonave në shkollë “nuk mund të jetë normë”, duke shtuar se është e dukshme varësia në rritje e fëmijëve nga interneti.

Gjithashtu, në shkurt, Nowacka prezantoi edhe plane për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, një hap që mund të sjellë përplasje me kompanitë e mëdha teknologjike amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!