Polonia nuk do të dërgojë ushtrinë e saj në Ukrainë as për misione stërvitore ushtarake, tha sot zëvendëskryeministri polak dhe ministri i Mbrojtjes, Wladysław Kosiniak Kamis.
“Unë e di se disa vende do të dëshironin të dërgonin ushtarë në Ukrainë për misione stërvitore ushtarake. Pozicioni i Polonisë është si më parë: ne kemi trajnuar tashmë më shumë se 20,000 ushtarë në Poloni dhe çdo shkoi mirë. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë,” tha ai.
Më herët, drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, Sergei Naryshkin, tha se Franca po përgatitet të dërgojë 2000 ushtarë në Ukrainë./abcnews.al