Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Polonia nis ndërtimin e gardhit metalik në kufi me Bjellorusinë

schedule20:09 - 23 Gusht, 2021

schedule 20:09 - 23 Gusht, 2021

Polonia njoftoi sot se do të ngrejë një gardh 2.5 metra të lartë në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe do të rrisë patrullat ushtarake përgjatë kufirit për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në territorin e saj.

Varshava dhe tre shtetet baltike Lituania, Letonia dhe Estonia janë ankuar për një “sulm hibrid” të organizuar nga Bjellorusia, për të cilin ata thonë se inkurajon emigrantët të kalojnë ilegalisht në territorin e Bashkimit Evropian.

Ministri i Mbrojtjes Marius Blazak tha sot se një gardh të ri me tela me gjemba, i ngjashëm me atë të ngritur në kufirin serbo-hungarez, do t’i shtohet atij ekzistues, i cili është i gjatë rreth 130 km. “Punimet do të fillojnë javën e ardhshme,” u tha ministri gazetarëve.



Blazac njoftoi gjithashtu se numri i ushtarëve që ndihmojnë policinë kufitare në punën e saj do të dyfishohet në 2,000. “Ne do të kundërshtojmë lindjen e një rruge të re për lëvizjen e emigrantëve përmes territorit polak,” tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!