Polonia: Netanyahu nuk do të arrestohet nëse merr pjesë në përvjetorin e Aushvicit

schedule19:42 - 10 Janar, 2025

schedule 19:42 - 10 Janar, 2025

Qeveria polake ka garantuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet nëse merr pjesë në 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes Aushvic-Birkenau, pavarësisht urdhërit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) kundër tij.

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, nga partia opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), këtë javë i shkroi qeverisë duke kërkuar që Netanyahu të mos arrestohej nëse vendos të marrë pjesë në përkujtimin e Aushvicit më 27 janar, sipas një ndihmësi presidencial.

Ndërsa zyra e kryeministrit Donald Tusk publikoi të enjten një rezolutë duke thënë se do të siguronte “pjesëmarrjen e sigurt të liderëve të Izraelit në përvjetor”.

“Konfirmoj, pavarësisht nëse është kryeministri, presidenti apo ministri, kushdo që do të vijë nga Izraeli në Oswiecim për festimet në Aushvic do të jetë i sigurt dhe nuk do të ndalohet”, tha Tusk.

Por, Tusk e bëri të qartë se rezoluta ishte “e saktë” dhe zbatohet  vetëm për përvjetorin e Aushvicit, shkruan euronews.

“Është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne që Polonia të mos jetë ndër ato vende që haptazi dhe demonstrativisht duan të shpërfillin vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se4 ICC lëshoi ​​urdhërarreste në nëntor për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes, si dhe një lider të Hamasit, për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës 15-mujore në Gaza.

Vendeve anëtare të ICC-së, si Polonia, u kërkohet të ndalojnë të dyshuarit që përballen me një urdhër nëse shkelin në tokën e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!