Polonia ka mohuar akuzat si e implikuar në sabotimin e gazsjellësit Nord Stream në vitin 2022.
Ish-shefi i inteligjencës gjermane, August Hanning i tha Die ëelt javën e kaluar se ai besonte se kishte pasur marrëveshje të fshehtë midis presidentëve të Polonisë dhe Ukrainës për të kryer sulmin.
“Këto janë insinuata krejtësisht të pabaza,” tha Mieszko Pavlak, kreu i shërbimit të politikës ndërkombëtare në zyrën e presidentit Andrzej Duda, në përgjigje të një pyetjeje, njoftoi agjencia e lajmeve PAP.
Mediat gjermane raportuan javën e kaluar se prokurorët gjermanë kishin identifikuar një instruktor ukrainas zhytjeje si të dyshuarin kryesor në sulmin sabotues dhe kishin lëshuar një urdhër arresti për të në Poloni.
Polonia mori urdhrin, por i dyshuari është arratisur nga vendi pasi Gjermania nuk e kishte përfshirë emrin e tij në një bazë të dhënash të personave të kërkuar, thanë prokurorët polakë për Reuters.
“Për të gjithë iniciatorët dhe sponsorët e Nord Stream 1 dhe 2. E vetmja gjë që duhet të bëni sot për këtë është të kërkoni falje dhe të mos flisni,” shkroi kryeministri polak Donald Tusk në Platformën X të shtunën./abcnews.al