Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Polonia me dy shqetësime/ Zielinski dhe Moder në dyshim për ndeshjen ndaj Shqipërisë

schedule12:24 - 25 Mars, 2026

schedule 12:24 - 25 Mars, 2026

Nuk është se janë në ditën e kiametit.

Trajneri I Polonisë, Jan Urban, e stafi I tij teknik dhe mjekësor, mund të thuhet se kanë probleme të përballueshme në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë, edhe pse shqetësimet mbeten, dhe frika nuk mund të shmanget deri në fund.

Rivalët e kuqezinjve në ndeshjen e plej ofit për Botërorin, kanë dy lojtarë që nuk I japë përgjigjur apelit të teknikut për të dalë në fushë krah shokëve.



Siç raportojnë mediat nga Varshava, këta janë Piotr Zielinski I Interit dhe Jakub Moder I Fejënordit.

Të dy mesfushorët janë stërvitur më vete, ndonëse gazetarët polakë besojnë se ata do të jenë gati në ditën e ndeshjes të paktën për t’u ulur në stol, në mos titullarë.

Më shumë shqetëson Moder I cili ka pasur gjatë gjithë sezonit dhimbje në shpinë për shkak të hernies diskale.

Kapiteni Robert Levandovski, ndërkaq, nuk jepet në dyshim, edhe pse luan me maskë.

Legjenda e sulmit, me mbi 700 gola të shënuar në karrierë, prej kohësh del në fushë kështu për Barcelonën, dhe pritet ta mbajë maskën edhe dy javë të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!