Qytetarët shqiptarë që kanë udhëtuar dje drejt Polonisë kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Varshavës pas vendimit që mori qeveria atje për të mbyllur kufijtë me Shqipërinë.
Në një denoncim të mbërritur pranë JOQ, qytetarët thonë se janë lejuar të udhëtojnë nga Rinasi drejt Varshavës, pavarësisht rregullave të reja që ky shtet ka vendosur.
Ata shprehen se janë lënë në mëshirë të fatit nga shteti shqiptar i cili nuk ka ndërmarrë asnjë hap, ndërsa thonë se po torturohen duke qëndruar në ambientet e aeroportit.
“Të gjithë Shqiptarët që kanë ikur sot në Poloni me dokumentacione të regullta, i ka bllokuar Aeroporti i Varshavës duke i thënë që nuk lejohen të hyni në Polni, ndërkohë që në faqen zyrtare në Rinas ne lejohemi. Në Rinas kaluam pa problem, shteti jonë nuk po bën asgjë për ne.
Mban përgjegjësi sepse nuk duhej të na linin që në Rinas në qoftë se nuk lejohemi. Po tallen me ne, na kanë lënë në mëshirë rë fatit.
Jemi me fëmijë, por torturohemi. Ju lutem të reagojmë që t’i ndërgjegjësojmë pak”, përfundon denoncimi.
Në një njoftim për qytetarët Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi dje mbylljen e kufijve ndërsa sqaroi se ata që kanë mbetur në shtetin e Polonisë do të sillen drejt vendit tonë me fluturimet e radhës./abcnews.al