Polonia kundër marrëveshjes së emigracionit, Morawiecki: Kemi pranuar rreth 2 milionë ukrainas

schedule14:14 - 29 Qershor, 2023

schedule 14:14 - 29 Qershor, 2023

Polonia është shprehur kundër marrëveshjes së Bashkimit Europian për emigracionin, duke kundërshtuar reformën e Frontex dhe duke kërkuar më shumë fonde për menaxhimin e migracionit, sipas një deklaratë të kryeministrit polak.

Sipas marrëveshjes së arritur në fillim të këtij muaji, çdo vend do të jetë përgjegjës për një numër të caktuar emigrantësh, por nuk do të duhet domosdoshmërish t’i pranojë ata në vendin e tyre.

Vendet evropiane që nuk duan të pranojnë emigrantët që vijnë në BE do t’i ndihmojnë vendet europiane me para të gatshme, rreth 20,000 euro për person  si dhe me pajisje dhe personel.

Polonia thotë se do të mbajë një referendum nëse do ta pranojë marrëveshjen, ndoshta në të njëjtën ditë kur zgjedhjet janë caktuar në tetor ose nëntor.

“Në takimin e Këshillit Europian, unë do të propozoj një plan për kufij të sigurt,” tha Mateusz Moraëiecki në një konferencë për shtyp.

Jo për zhvendosjen e detyruar të emigrantëve, jo për shkeljen e të drejtës së vetos nga shtetet individuale dhe jo për shkeljen e parimit të sovranitetit në vendime, jo për dënimet e vendosura nga Brukseli.

Morawiecki tha se Frontex duhet të reformohet në mënyrë që të mund të merret në mënyrë më efektive me trafikantët e qenieve njerëzore.  Partia nacionaliste e Polonisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) kishte përmendur shqetësimet e sigurisë dhe kundërshtoi fuqishëm përpjekjet e mëparshme të Brukselit për të zhvendosur emigrantët sipas një sistemi kuotash.

PiS argumenton se do të ishte e padrejtë të detyrohej Polonia të pranonte emigrantë, pasi ajo ka pranuar tashmë 1.5 deri në 2 milionë refugjatë ukrainas.

Megjithatë, kritikët thonë se marrëveshja nuk do ta detyrojë Poloninë të pranojë më shumë emigrantë dhe se PiS thjesht po e instrumentalizon çështjen si pjesë e fushatës së saj për të fituar një mandat të tretë në pushtet.

Përveç kësaj, zëvendësministri i jashtëm i qeverisë polake tha gjithashtu sot se Polonia pret që Bashkimi Europian të ndihmojë në financimin e masave për forcimin e kufijve të saj lindorë për shkak të pranisë së grupit Wagner në Bjellorusi.

Vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për t’u ofruar trupave Ëagner opsionin për t’u zhvendosur në Bjellorusi ka ngjallur frikë tek anëtarët lindorë të NATO-s se prania e tyre do të shkaktojë më shumë destabilitet në rajon.

Ditën e djeshme, kreu i PiS dhe zëvendëskryeministri Jaroslaë Kaczynski tha se Polonia beson se rreth 8,000 ushtarë Ëagner mund të jenë vendosur tashmë në Bjellorusi.

Ai shtoi se Polonia do të marrë masa për të forcuar kufijtë e saj, duke përfshirë rritjen e pranisë së forcave të sigurisë dhe fortifikimeve.

I pyetur sot nëse Brukseli duhet të ndihmojë Varshavën të mbulojë kostot e këtyre masave, zëvendësministri i Jashtëm Paëel Jablonski tha se “Polonia e pret diçka të tillë”.

“Solidariteti europian do të thotë të mbështesësh vendet e kërcënuara nga destabilizimi,” tha Yablonski.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!