Polonia ka vendosur të kufizojë lëvizjen e diplomatëve rusë për shkak të “përfshirjes së Moskës në një luftë hibride” kundër atij vendi, tha Ministri i Jashtëm Radoslav Sikorski para gazetarëve në Bruksel.
Kufizimet do të prekin të gjithë diplomatët dhe stafin tjetër të ambasadës në Varshavë, përveç ambasadorit. Ata do të mund të lëvizin vetëm në vojvodën qendrore, siç tha ministri, dhe konsujt vetëm në krahinat ku janë në detyrë.
Duke vënë në dukje se Polonia nuk është vendi i parë që vendos kufizime të tilla, Sikorski tha se shpreson se “të tjerët do të ndjekin shembullin tonë”.
Ambasadori rus Sergej Andreyev deklaroi se ende nuk është informuar zyrtarisht.
Polonia njoftoi së fundmi se kishte arrestuar disa persona të dyshuar për sabotim për inteligjencën ruse, të akuzuar për rrahje dhe zjarrvënie.
“Ka edhe të dyshuar të tjerë. Shpresojmë që Federata Ruse do ta marrë këtë (kufizim) si një shenjë alarmi shumë serioz”, tha Sikorsky.
Në mes të majit, kryeministri Donald Tusk njoftoi forcimin e shërbimeve të inteligjencës polake për shkak të aktiviteteve të Moskës për destabilizimin e Polonisë dhe më pas konfirmoi se disa akte sabotimi ishin parandaluar “falë vigjilencës së shërbimeve tona dhe aleatëve tanë”./abcnews.al