Polonia: Kriza në kufi me Bjellorusinë mund të zgjasë me muaj, madje edhe vite

schedule15:52 - 17 Nëntor, 2021

schedule 15:52 - 17 Nëntor, 2021

Ministri i mbrojtjes polak ka paralajmëruar se kriza në kufirin me Bjellorusinë “mund të zgjasë me muaj, madje edhe vite”. Forcat polake të sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të larguar emigrantët që po gjuanin me gurë rojet kufitare dhe po përpiqeshin të kalonin kufirin lindor të BE-së.


Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, mbeten të bllokuar në zonë. Perëndimi ka akuzuar Minskun për orkestrimin e krizës që nga vera, diçka që Bjellorusia e ka mohuar vazhdimisht. Deri më tani janë regjistruar 161 përpjekje të kalimit të paligjshëm të kufirit, sipas një deklarate të rojeve kufitare polake.

Ndërkohë,  sipas një deklarate të policisë polake, shtatë anëtarë të saj janë plagosur gjatë përplasjeve si edhe një roje kufitare dhe një ushtar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!