Polonia kërkon lirimin e shtetasve të saj të arrestuar në Nigeri

schedule18:36 - 9 Gusht, 2024

schedule 18:36 - 9 Gusht, 2024

Polonia ka kërkuar lirimin e shtatë shtetasve polakë të arrestuar në Nigeri, duke pretenduar se mund të ketë ndodhur një keqkuptim gjatë protestave në vendin afrikan.

Gjashtë studentë polakë dhe një pedagog nga Universiteti i Varshavës, të cilët morën pjesë në një program të mësimit të gjuhës Hausa, u arrestuan së fundmi në Nigerinë veriore.

Shërbimi sekret i Nigerisë bëri të ditur se polakëve u është hequr liria sepse mbanin flamuj rusë në demonstratë, por në Varshavë pretendojnë se një gjë e tillë nuk ka gjasa.

Nënkryetari i diplomacisë polake, Jakub Wasniewski, i bëri thirrje Nigerisë që të lejojë studentët dhe pedagogun të kthehen në shtëpi, raporton Reuters.

Vashnevsky tha se gjatë një takimi me të ngarkuarin me punë të ambasadës nigeriane në Varshavë, ai shprehu besimin e tij se sjellja e studentëve mund të ishte rezultat i injorancës së tyre ndaj zakoneve, kulturës dhe ligjeve lokale dhe se ai nuk i besonte ata se mund të mbanin flamuj rusë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!