Polonia ka bërë hapin e parë drejt lehtësimit të rregullave të abortit

schedule22:12 - 25 Qershor, 2024

schedule 22:12 - 25 Qershor, 2024

Polonia hodhi këtë të martë hapin e parë drejt lehtësimit të rregullave të abortit, pasi një komision parlamentar rekomandoi dekriminalizimin e ndërprerjes së shtatzënisë në 12 javët e para.

Ish-partia e ekstremit të djathtë në pushtet Pravo i Pravda, e cila udhëhoqi vendin për tetë vjet deri në humbjen e pushtetit në zgjedhjet tetorin e kaluar, prezantoi një ndalim pothuajse të plotë të abortit në vitin 2020, duke e lejuar atë vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose nëse jeta e nënës është në rrezik.

Qeveria e re e Polonisë, e udhëhequr nga ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, po përpiqet të liberalizojë më shumë ligje, duke përfshirë rregulloret e abortit, por mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeverisës kanë ngadalësuar progresin.

Në prill, parlamenti dërgoi katër propozime se si të zbuten ligjet e abortit tek një komision i posaçëm parlamentar i sapokrijuar, i cili supozohet të dalë me zgjidhje kompromisi.

Këtë të martë, komisioni ka miratuar një nga propozimet dhe i ka rekomanduar Kuvendit që në 12 javët e para të dekriminalizohet plotësisht aborti dhe kjo duhet të jetë në rendin e ditës së Kuvendit në fund të këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!