Polonia i dërgon Gjermanisë kërkesën zyrtare për dërgimin e tankeve “Leopard” në Ukrainë

schedule10:45 - 24 Janar, 2023

schedule 10:45 - 24 Janar, 2023

Gjermania ka marrë tani kërkesën zyrtare të Polonisë për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, sipas një njoftimi të ministrit polak të mbrojtjes  Mariusz Blaszczak, shkruan The Guardian.

Zyrtarët ukrainas u kanë bërë thirrje aleatëve perëndimorë që t’i furnizojnë me tanke moderne të prodhimit gjerman për muaj të tërë, por Gjermania ka qënë e dyzuar.

Tanket Leopard, të cilat ndodhen në një sërë vendesh të NATO-s, por dërgimi i të cilëve në Ukrainë kërkon miratimin e Berlinit, shihen nga ekspertët e mbrojtjes si më të përshtatshmet për Ukrainën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!