Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Polonia fiton Ligën e Kombeve/ Volejboll, sukses 3-0 në finale ndaj të kaltërve të Italisë

schedule12:55 - 4 Gusht, 2025

schedule 12:55 - 4 Gusht, 2025

Jo më kot mbajnë vendin e parë në renditjen botërore. Volejbollistët e Polonisë janë shprehja më e qartë e krenarisë së vendit të tyre, dhe ja ku arritën një tjetër triumf, këtë herë në Kinën e largët.

Të mbiquajturit “shqiponjat” fituan Ligën e Kombeve për meshkuj, që ndryshe nga gara e organizuar nga UEFA në futboll, përfshin skuadrat më të mira të planetit.

Polonia triumfoi në finale ndaj Italisë, madje duke mos e diskutuar aspak fitoren. Epërsia e saj ishte e plotë dhe erdhi duke u thelluar siç e tregojnë rezultatet e seteve: 25-22, 25-19 dhe 25-14.

Duket se forma ishte mjaft më e mirë dhe vendosmëria për të fituar shumë më e madhe. Edhe pse humbën 4 ndeshje në fazën e grupit, polakët ishin të përsosur që nga çerekfinalet, duke mundur 3-0 Japoninë, pastaj 3-0 Brazilin e 3-0 në finale.

Ky ishte titulli I dytë për Poloninë, po aq sa Italia e Rusia, si skuadrat që ia kanë dalë më shumë. Italia është kampione e botës në fuqi, një skuadër e madhe, por këtë nuk e tregoi këtë herë.

Madje, Të Kaltrit nuk ndoqën dot shembullin e vajzave që e fituan Ligën e Kombeve një javë më parë.

Femrat e Kaltra mposhtën 3-1 në finale Brazilin, dhe ishte një sukses multietnik për shkak të prejardhjes nga emigracioni të disa prej tyre, si Antropova, Egonu apo Sila./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!