Polonia do të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë në javët e ardhshme

schedule20:17 - 26 Janar, 2023

schedule 20:17 - 26 Janar, 2023

Ukraina do të marrë tanke dhe automjete të rënda të blinduara nga aleatët, duke përfshirë Gjermaninë, SHBA-në, Britaninë e Madhe, Suedinë, Holandën dhe Poloninë. Zëvendësministri polak i mbrojtjes Wojciech Skurkiewicz ka thënë se tanket nga vendi i tij mund të dërgohen “brenda disa javësh”.

Ndërkohë Gjermania ka thënë se tanket e saj Leopard 2 mund të mbërrijnë në Ukrainë deri në fund të marsit. Dhe Britania e Madhe ka dhënë një kornizë kohore të ngjashme. Ukraina shpreson për shtimin e armëve përpara se Rusia të nisë një ofensivë të pritshme në pranverë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!