Polonia planifikon të dërgojë 60 tanke të tjera moderne luftarake në Ukrainë, përveç 14 tankeve Leopard 2 që ka premtuar tashmë, sipas kryeministrit polak Mateusz Morawiecki. Ai u shpreh i kënaqur që Polonia ka arritur t’i bindë partnerët perëndimor se ata “duhet të jenë më aktivë në mbështetjen e Ukrainës”.
Gjermania vendosi në fillim të kësaj jave të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë pas shumë diskutimesh diplomatike. Morawiecki tha se Polonisë i pëlqen të “udhëheqë me shembull” dhe mbrojti vendimin për të dërguar 250 tanke në Ukrainë vitin e kaluar, duke shtuar se ata ishin vendi i parë që e bëri këtë.
“Tani për tani, ne jemi gati të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej tyre PT-9.“, tha ai. “Kam cituar presidentin Zelensky (për të shpjeguar) se sa e rëndësishme është në këtë lloj lufte të kemi tanke moderne. Rusët kanë disa mijëra, ose disa thonë edhe më shumë se 15,000 tanke”, shtoi Morawiecki.
Polonia javën e kaluar kritikoi ashpër hezitimin fillestar të Gjermanisë për të miratuar kërkesën e Varshavës për të transferuar disa nga tanket e saj Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë./abcnews.al