Polonia dhe Ukraina nuk kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund një proteste njëjavore të shoferëve polakë të kamionëve.
Drejtuesit e automjeteve kanë bllokuar rrugët që çojnë në tre kalime në Ukrainë, pas asaj që ata pretendojnë se ka qenë mungesa e reagimit të qeverisë ndaj humbjes së biznesit që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, shkruan Sky News.
Ata pretendojnë se në vend të kësaj biznesi i tyre u ka shkuar konkurrentëve të huaj.
Drejtuesit polakë kanë kërkuar që numri i licencave që u jepen shoferëve ukrainas të jetë i kufizuar, por Kievi tha se nuk do t’i marrë parasysh kërkesat./abcnews.al